“Nuk më duhet jeta pa djalin” – Avokatja tregon fjalët që ia tha gruaja që u vra sot nga kunati i saj në Vitomericë të Pejës

Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj me sopatë, në Vitomiricë të Pejës. Përmes një reagimi në facebook, Hoxha ka ndarë një mesazh të dhimbshëm për viktimën, duke treguar se ajo i ishte përgjeruar që të bënte gjithçka, pasi, siç shprehet, nuk i…

Lajme

25/10/2026 23:11

Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj me sopatë, në Vitomiricë të Pejës.

Përmes një reagimi në facebook, Hoxha ka ndarë një mesazh të dhimbshëm për viktimën, duke treguar se ajo i ishte përgjeruar që të bënte gjithçka, pasi, siç shprehet, nuk i duhej jeta pa djalin e saj.

“Një grua që mu përgjërua të bëjë gjithçka, se nuk i duhet jeta pa djalin e saj, sonte u vra nga kunati me sopatë”, ka shkruar avokatja.

Ajo ka ngritur akuza të rënda ndaj shtetit, duke pretenduar se Arlinda nuk u vra vetëm nga kunati, por edhe nga dështimi i institucioneve.

“Por jo, Arlindën e vrau shteti”, ka deklaruar Hoxha.

Ajo ka paralajmëruar se nesër do të publikoj faktet.

Postimi i plotë: