Reagon kryesia e Inter pas barazimit me Fiorentinën: Gabimi më i madh që nga prezantimi i VAR

Skuadra e Inter është ‘vjedhur’ në barazimin e mbrëmshëm kundër Fiorentinës, në barazimin 3:3.

Sport

25/02/2019 22:46

‘Zi kaltrit’ ishin në epërsi deri në minutën e 110’ të takimit, por në fund ishte një penallti që nxjerri skuadrat me nga një pikë nga ky takim.

Pas këtij skenari, ishte Giueseppe Marotta i cili reagoi, duke thënë se ky ishte gabimi më i madh që nga prezentimi i VAR-it

“Ne u dëmtuam shumë. Ne shpresojmë se kjo nuk do të ketë ndikim në renditjen e ligës, sepse mund të jetë problematike” ka thënë Marotta, transmeton lajmi.net.

“Ky ishte gabimi më i madh që nga prezentimi i VAR-it. Incidenti ndodhi në fund të takimit” ka thënë ndër të tjerash ai.

Inter është në garë për një vend në top katërshe dhe situata është edhe më e nxehtë me Milanin që është afruar pas një serie të jashtëzakonshme. /Lajmi.net/