Rastësia e finales së NBA

Një nga finalet më të mira në historinë e NBA po zhvillohet këtë edicion mes kampionëve aktual Golden State Warriors dhe Toronto Raptors.

Sport

06/06/2019 16:10

Pas tre ndeshjeve të zhvilluara, Raptors janë duke udhëhequr 2-1, derisa do kenë përparësinë e terrenit vendas.

‘Luftëtarët’ janë goditur nga lëndimet e shumta me Kevin Durant që mungoi në ndeshjet finale, ndërsa Klay Thompson ishte i padobishëm në ndeshjen e mbrëmshme, përcjell lajmi.net.

Por ajo që po quhet rastësi mbeten pikët e shënuara nga Golden State në tre ndeshjet finale.

Skuadra e Steve Kerr ka shënuar 109 pikë në tre ndeshje, prej tyre ka fituar vetëm njërën.

Ndeshja e parë u fitua nga Raptors 123-109, e dyta i takoi Warriors 109-104 dhe ndeshja e mbrëmshme përfundoi 118-109 në të mirë të Torontos. /Lajmi.net/