Raphinha i kërkon Leedsit ta transferojë te Barcelona

Ylli brazilian, Raphinha ka përmbushur objektivin e tij të parë – mbajtjen e Leeds United në Premier League.

Sport

24/05/2022 12:54

Objektivi i radhës për lojtarin është që të ndërrojë ambient gjatë merkatos së verës, me ‘Camp Nou’ si destinacion të preferuar.

Raportime nga ‘Sport’ bëjnë të ditur se Raphinha i ka shprehur Leedsit dëshirën për t’u larguar gjatë verës, përcjell lajmi.net.

Lojtari tregoi një profesionalizëm të lartë gjatë periudhës vendimtare të sezonit dhe kjo pritet t’ia lehtësojë gjërat për largimin.

Barcelona shpresonte ta transferonte lojtarin me një shumë prej 25 milionë eurove.

Nuk dihet nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të bindur Leeds. Një pjesë të ‘bindjes’ mund ta kryej edhe lojtari vet.

Barcelona e sheh Raphinha si zëvendësuesin e duhur për Ousmane Dembele. /Lajmi.net/