Ranieri detekton defektin e parë tek Roma, pas fitores ndaj Empoli

Claudio Ranieri e ka nisur shumë mirë rrugëtimin e tij me Romën, duke shënuar fitore qysh në ndeshjen e parë.

Sport

11/03/2019 23:40

Skuadra e trajnerit italian shënoi fitore kundër skuadrës së Empolit, me rezultatin 2:1, në ‘Stadio Olimpico’.

Por, përkundër fitores, ish trajneri i Leicester City dhe  Fulham së fundmi, ka gjetur defektet e skuadrës në këtë paraqitje, të cilat kryesisht janë në fazën defensive.

“Skuadra pëson shumë gola, dhe shumicën i pëson pasi dalin shumë në sulm” ka thënë Ranieri, transmeton lajmi.net.

“Kam disa ide se si të reduktojmë numrin e golave të pësuar, por unë nuk do të them se cila është zgjidhja” ka thënë tutje italiani.

Roma vuajti paksa në minutat e fundit të këtij takimi, pasi ishte Alessandro Florenzi i cili u ndëshkua me kartonin e kuq.

Gjithashtu, kryeqytetasit patën mungesa të shumta, ku tërheq vëmendje ajo e Edin Dzeko, mirëpo kjo nuk pengoi Ranierin që të fillonte me fitore. /Lajmi.net/