Rangnick: Ne e dimë se do luajmë me një nga, nëse jo ekipin më të mirë në botë
Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick ka folur para ndeshjes së nesërme ndaj Manchester City, duke theksuar se do përballen me një nga ekipet më të mira në botë.
Sport
Manchester United do të përballen me rivalin e qytetit Manchester City në ‘Etihad Stadium” të dielën në orën 17:30.
Përpara ndeshjes foli edhe trajneri i përkohshëm i “Djajve të Kuq”, duke thënë se do të luajnë me një nga, nëse jo ekipin më të mirë në botë.
“Ne e dimë se do luajmë me një nga, nëse jo ekipin më të mirë në botë”.
Tutje, tekniku gjerman theksoi se “Qytetarët” janë në një formë të mirë falë trajnerit Pep Guardiola.
“Ata janë zhvilluar mirë që nga ardhja e Pep Guardiolës. E njëjta gjë ndodhi me Bayern Munich dhe Barcelona. Ai është një nga më të mirët”, u shpreh Rangnick.
Ndeshja në mes United dhe Cityt do jetë e para për trajnerin që është në krye të Manchester United qe tre muaj./Lajmi.net/