Ramos kthehet në stërvitje para ndeshjes me Sevillan

Nesër do të zhvillohet dueli ndërmjet Sevilla dhe Real Madrid, në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligas.

Sport

04/12/2020 16:35

‘Los Blancos’ kërkojnë të këndellen pas humbjeve të njëpasnjëshme në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, ku patën edhe probleme me lëndimet.

Real Madrid gjendet në pozitën e katërt në tabelë me 17 pikë gjithsej.

Tani sipas ‘El Chiringuito’, Sergio Ramos është rikthyer tashmë të stërvitet me ekipin.

Kapiteni mungoi katër ndeshjet e fundit, ai humbi lojën me Villareal, Inter, Alaves dhe Shakhtar Donetsk./Lajmi.net/