Rama: Çeku e di, e kanë bllokuar buxhetin – por ne nuk jemi ndalur, kemi gjetur alternativa

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ministri në detyrë Hajrulla Çeku, e di si janë bllokuar projektet në kryeqytet. Rama ka thënë se pavarësisht kësaj, ata kanë gjetur alternativa. “Hajrulla Çeku e di që e kanë blloku buxhetin, Kjo edhe shihet qartë që këto bllokada përkundër faktit që kemi gjetur alternativa sepse nuk…

Lajme

01/10/2025 21:39

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ministri në detyrë Hajrulla Çeku, e di si janë bllokuar projektet në kryeqytet.

Rama ka thënë se pavarësisht kësaj, ata kanë gjetur alternativa.

“Hajrulla Çeku e di që e kanë blloku buxhetin, Kjo edhe shihet qartë që këto bllokada përkundër faktit që kemi gjetur alternativa sepse nuk jemi ndalur, kemi bërë konferencën për investitorë nga jashtë e nga brenda, që me bo unazën pa u var nga niveli qendror, por është absurd kur ti prej 206 milionëve të Kostos së unazës, 82.4 milionë i ke falas, me bo vet. Është absurd ajo që ka thënë z.Çeku. Ende e kemi mundësinë, Banka Evropiane i ka dërguar letër edhe kryeministrit në detyrë Kurtit, që me pyet pse nuk e shtyni këtë proces përpara, ka qenë investim 1 milionësh. 206 milionë, 82.4 janë falas, pyetja ka qenë pse nuk e shtyni përpara, e përgjigja e Hekuran Muratit ka qenë pse me i financu projektet elektorale të kryetarit Rama. Kjo është mendësia e mbrapsht e kësaj qeverie”, tha Rama në RTV Dukagjini.