Qytetarët ndihmuan Policinë për arrestimin e personit të kërkuar
Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar Leorand (Kadri) Rexhaj pas bashkëpunimit që kishte me qytetarët.
Lajme
Policia njofton se më datë 14 qershor ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e të dyshuarit për veprat penale posedim i paautorizuar i narkotikëve, vjedhje, mashtrim, kanosje dhe cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve.
“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 12.06.2021,është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e Stacionit Policor Jugu ne Prishtinë. I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё. Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore. Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/
