A është VV pas peticionit për Murat Jasharin President? – Zyrtari i lartë i partisë e shpërndan atë për ta nënshkruar

Në rrjetet sociale, që nga dje është krijuar dhe po shpërndahet në vazhdimësi një peticion që kërkon nënshkrimet e atyre që e duan Murat Jasharin President. Ky peticion, që po shihet edhe si presion për Jasharin i cili në një intervistë muaj më parë është deklaruar se nuk dëshiron të bëhet pjesë e politikës dhe…

Lajme

27/04/2026 10:30

Në rrjetet sociale, që nga dje është krijuar dhe po shpërndahet në vazhdimësi një peticion që kërkon nënshkrimet e atyre që e duan Murat Jasharin President.

Ky peticion, që po shihet edhe si presion për Jasharin i cili në një intervistë muaj më parë është deklaruar se nuk dëshiron të bëhet pjesë e politikës dhe të kandidoj për President, duket të jetë krijuar nga partia në pushtet.

Gazeta Nacionale ka siguruar një bisedë në rrjetin social WhatsApp ku një zyrtar i lartë i VV-së, tenton ta shpërndajë këtë peticion.

Fjala është për Filiz Mustafën që kishte qenë kandidat për kryetar të Sharrit, dhe është koordinator i degëve të LVV’së.

Në këto biseda, ai fton anëtarët e VV-së ta shpërndajnë sa më shumë.