Gola: Qosja la pas vetës një korpus intelektual që në bosht kishte kombin shqiptar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje. Ardian Gola tha se akademik, Rexhep Qosja la pas vetës një korpus të papërsëritshëm intelektual që në bosht kishte kombin shqiptar. Duke folur në emër të grupit parlamentar, Gola tha se është e sikletshme aq sa edhe paradoksale që nga foltorja e Kuvendit të flasim për një figurë e cila vazhdoi…
Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje. Ardian Gola tha se akademik, Rexhep Qosja la pas vetës një korpus të papërsëritshëm intelektual që në bosht kishte kombin shqiptar.
Duke folur në emër të grupit parlamentar, Gola tha se është e sikletshme aq sa edhe paradoksale që nga foltorja e Kuvendit të flasim për një figurë e cila vazhdoi t’i sfidojë pushtetit edhe pas vdekjes.
“Është e sikletshme aq sa edhe paradoksale që nga foltorja e Kuvendit të flasim për një figurë e cila vazhdoi t’i sfidoj pushtetit edhe pas vdekjes duke lënë amanet që të varrosej pa fjalime, pa medie dhe pa prani zyrtare një jetë e tërë dedikuar shkencës dhe kombit që përmbyllet me një kërkesë sa njerëzore aq edhe fundamantale të prehet pranë gruas së vetë larg protokolleve të ftohta. Pikërisht këtu kulmon madhështia e thjeshtësisë së akademikut, Rexhep Qosja”, tha ai.
Gola shtoi se akademik, Qosja ishte zëri dhe gardiani intelektual i popullit të ndaluar në kushtet e mohimit të lirisë.
“Qosja la pas një korpus të papërsëritshëm intelektual, krijimtari të jashtëzakonshme si nga vëllimi ashtu edhe nga gjerësia tematike. Në rreth 50 vepra ai trajtoi çështjet shoqërore, politike, historike e filozofike letrare e kulturore e që të gjitha me një bosht të qartë kombin shqiptarë dhe fatin e tij. Rexhep Qosja nuk ishte vetëm shkencëtarë, ai ishte mendimtarë, kritik, eseistë, dhe polemizues i pakompromis për të vërtetën. Ai nuk ishte vetëm njeri i pemës ai ishte edhe një orator i rrallë…Në planin shkencor ishte i pakompromis në kërkimin e të vërtetës, në planin kombëtarë ishte i pakompromis në iluminimin e popullit të vetë”, deklaroi Gola.
Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja vdiq të enjten në moshën 90-vjeçare, për lajmin për ndarjen nga jeta e dha familja e tij. Ndërsa, në nderim të jetës së Qosjes, në Kosovë 24 prilli ishte ditë zie.