Pula për Rugovën: Në vlugun e bombardimeve u takua me Millosheviqin

Veprimtarja Luljeta Pula në një rrëfim të rrallë, ka folur për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Ajo ka përshkruar Rugovën me karakteristika pozitive, por tha se ka bërë gabime të pafalshme politike.     Përmendi edhe rastin e takimit me presidentin e atëhershëm të Federatës Jugosllave, Sllobodan Millosheviq. “I thoja Rugovës, ai më dëgonte. Ka…

Lajme

04/08/2025 22:01

Veprimtarja Luljeta Pula në një rrëfim të rrallë, ka folur për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.

Ajo ka përshkruar Rugovën me karakteristika pozitive, por tha se ka bërë gabime të pafalshme politike.

 

 

Përmendi edhe rastin e takimit me presidentin e atëhershëm të Federatës Jugosllave, Sllobodan Millosheviq.

“I thoja Rugovës, ai më dëgonte. Ka qenë i urtë, i qetë, shumë i gatshëm më i armotizu gjitha llojet e konfliktit bile shpesh më thoshte Lule më qetë fol, unë jam më temperamente. Nuk thoshte jo por vepronte me tijën dhe mbase i thoja personalisht i jepja drejtën vetes me fol publikisht dhe me kritiku”.

 

 

“E kam vlerësu shumë qetësinë e tij, maturinë.; Ka qenë jashtëzakonisht i mbyllur edhe pse raportet me njerëzit i ka pasur të mira. Ai u bë mit, ky popull nuk jeton pa mite, me qetësinë me refuzimin që të futej në konflikt qoftë edhe me kundërshtarët politikë”.

“Rugova u taku me Millosheviqin në vulgun e bombardimeve. Nuk është dasht me pranu takimin, por e ka pranu e buzëqeshja e tij kjo nuk ka arsyetim”, ka thënë ajo.