Publikohen shpenzimet tremujore, Lëvizja Vetëvendosje e para, harxhon mbi 334 mijë€

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend. Prej partive kryesore në vend, edhe me shpenzime prin Lëvizja Vetëvendosje që ka harxhuar 334 mijë e 427 euro. Pas saj vjen Partia Demokratike e Kosovës me 167 mijë e 193 euro, ndjekur nga Lidhja Demokratike e…

Lajme

24/04/2024 13:23

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend.

Prej partive kryesore në vend, edhe me shpenzime prin Lëvizja Vetëvendosje që ka harxhuar 334 mijë e 427 euro.

Pas saj vjen Partia Demokratike e Kosovës me 167 mijë e 193 euro, ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 155 mijë e 110 euro, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 82 mijë e 225 euro.

Ndërkaq, Lista Serbe i ka shpenzuar 87 mijë euro.