PSG triumfon me lehtësi ndaj Strasbourgut
PSG ka triumfuar në udhëtim ndaj skuadrës së Strasbourg.
Sport
Paris Saint Germain ka triumfuar ndaj Strasbourgut në kuadër të xhiros së 32-të të Ligue 1, shkruan lajmi.net.
Kilyan Mbappe zhbllokoi rezultatin në min (16’), i ndjekur nga Sarabia (27’).
Mbappe nuk u ndal me kaq, ai dhuroi një asistim për Moise Kean i cili shënoi në min (45’).
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin prej tre golash të PSG-së.
Strasbourg në pjesën e dytë arritën të shënojnë, Sahi shënoi në min (63’).
Goditjen përfundimtare për parisienët e dha Leonardo Paredes, i cili shënoi gol në min (79’).
Rezultati përfundimtar, Strasbourg 1-4 PSG./Lajmi.net/
33rd goal of the season for @KMbappe! ⚽️??
— mbappegoals (@mbappegoals_) April 10, 2021