PSG fiton edhe pa Mbappe e Neymar

23:00 | 14 Shtator 2018

Edhe pse me mungesa të rëndësishme, si Neymar e Mbappe, sërish PSG në Francë tregon se nuk ka rivalë, duke marrë një fitore të pastër 4-0 ndaj St Etienne.

Serinë e golave e hapi Julian Draxler në minutën e 22-të, pas një koordinimi fantastik, i shërbyer nga Marco Verrati.

Në fillim të pjesës së dytë parizienët fituan një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Edinson Cavani, ndërsa për të kompletuar fitoren e thellë të vendasve shënuan edhe Di Maria dhe Dyabi.

Më këtë sukses, formacioni i Thomas Tuchel ngjitet në kuotën e 15 pikëve, me 5 fitore në po kaq ndeshje, ndërsa Saint Etienne pësoi disfatën e parë në kampionat pas një fitoreje dhe tre barazimeve radhazi.

Në takimin tjetër të mbrëmjes, Nice fitoi 2-1 me Rennes.