PSG dhuron 1 milion euro për refugjatët

22:21 | 9 Shtator 2015

PSG është skuadra e radhës e cila ka njoftuar se do t’i ndihmojë refugjatët.

Kampionët e Francës do t’i dhurojnë 1 milion euro donacion për krizën e refugjatëve,  duke iu bashkangjitur Portos, Real Madridit  dhe Bayern Munichut që paraprakisht kishin vepruar njësoj.

Parisienët këto të holla ia kanë dorëzuar organizatës bamirësë “Secours Populaire”.

“Ne  veçse kemi pasur projekte me PSG, për t’i ndihmuar fëmijët e pambrojtur në Francë”, ka thënë kryetari i ‘SP’, Julien Lauprete.

“Tani jemi të lumtur që do ta zgjerojmë partneritetin tonë për t’ju përgjigjur urgjentisht krizës së refugjatëve. Mbështetja e fondacionit të Paris Saint-Germain do të jetë shumë e dobishme për zhvillimin e projekteve tona të ardhshme”.