Pse Ter Stegen nuk e festoi golin e Messit tek gabimi i De Geas?

Marc Andre ter Stegen ka zgjedhur të mos festojë golin e dytë të Barcelonës ndaj Manchester United.

Sport

19/04/2019 11:15

Lionel Messi arriti të shënonte me këmbën e tij të djathtë në portën e Manchester Unitedit, falë një gabimi të portierit David de Gea.

Portieri i Barcelonës, Ter Stegen, ishte i vetmi që nuk festoi golin e dytë të skuadrës së tij.

Gjermani pas ndeshjes ka thënë se gabime të tilla mund t’iu ndodhin të gjithë portierëve, dhe një ditë një gabim të tillë mund ta bëjë edhe vet ai.

“Pas ndeshjes, i thash De Geas se ne të gjithë jemi njerëz dhe se kjo mund të më ketë ndodhur edhe mua”, ka deklaruar Ter Stegen, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë nuk e festova atë gol, sepse ne ndajmë të njëjtin pozicion. Por jeta duhet të vazhdojë”./Lajmi.net/