Pse nuk startoi Dembele në dy ndeshjet e fundit në La Liga? Xavi ‘shah-mat’ Dortmundit

Ousmane Dembele nuk startoi në dy ndeshjet e fundit në La Liga.

Sport

24/05/2022 09:48

Ylli francez vazhdon ta ketë në pikëpyetje të ardhmen e tij te Barcelona, por kjo nuk ishte arsyeja e mungesës së minutave të tij.

Xavi Hernandez pati në mendje një lëvizje tjetër kur nuk i dha minutat maksimale anësorit të skuadrës, përcjell lajmi.net.

Trajneri nuk startoi Dembelen, pasi bazuar në klauzolën e tij do duhej që Barca të paguante 1.5 milion euro shtesë, nëse ai luante më shumë sesa 45 minuta.

Kësisoj, me Dembele në stol për dy ndeshjet e fundit, Xavi i kurseu skuadrës 1.5 milion euruo. Lëvizje ‘shah-mat’ ndaj Dortmund.

Dembele ndërkohë akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Emri i tij lidhet me skuadrën e PSG. /Lajmi.net/