PS5 shumëfish më i shpejtë se PS4, ka edhe funksion 3D

Sony ka njoftuar se gjenerata e ardhshme e PlayStation do të sjellë funksionin 3D në sistemin online të lojërave falë përmirësimeve drastike në performancat e grafikës.

Auto & Tek

21/05/2019 15:42

Gjatë një prezantimi të strategjisë së koorporatës, u demonstrua edhe shpejtësia e konzolës së re krahasuar me atë të PS4, duke rezultuar në një shpejtësi dhjetë herë më të madhe, edhe në skenat komplekse, transmeton lajmi.net.

Kompania teknologjike më herët kishte njoftuar për një partneritet me Microsoftin për të përmirësuar infrastrukturën e hapësirës online të “PlayStation Now”.

Javën e kaluar u njoftua se PS5 do të lansohet në shtator të vitit të ardhshëm. /Lajmi.net/