Pronari i një hoteli në Prishtinë vodhi 21 mijë euro energji elektrike, KEDS jep detaje
Ekipet e kontrollit të KEDS-it kanë zbuluar një rast të vjedhjes së energjisë elektrike në një hotel në Prishtinë. Sipas njoftimit të KEDS-it, bëhet e ditur se pronari i hotelit kishte anashkaluar njehsorin elektrik dhe po përdorte pajisjet hoteliere pa paguar për energjinë elektrike që shfrytëzonte. Tutje thuhet se pas verifikimeve dhe kalkulimeve nga KEDS,…
Lajme
Ekipet e kontrollit të KEDS-it kanë zbuluar një rast të vjedhjes së energjisë elektrike në një hotel në Prishtinë.
Sipas njoftimit të KEDS-it, bëhet e ditur se pronari i hotelit kishte anashkaluar njehsorin elektrik dhe po përdorte pajisjet hoteliere pa paguar për energjinë elektrike që shfrytëzonte.
Tutje thuhet se pas verifikimeve dhe kalkulimeve nga KEDS, rezultoi se hoteli kishte vjedhur energji elektrike në vlerë prej 21,050.80 euro.
E ku për këtë si masë e parë ligjore, pronari i hotelit është detyruar t’ia kthejë këtë shumë KEDS-it në kuadër të procedurës së “Rikthimit të Humbjeve”.
“Por kjo nuk është e gjitha. Vjedhja e energjisë elektrike është një vepër penale, dhe pronari i hotelit do të përballet me gjykatat kompetente të Republikës së Kosovës. Sipas Kodit Penal të Kosovës, keqpërdorimi i energjisë cilësohet si vjedhje e shërbimeve dhe, sipas nenit 314, dënimi mund të shkojë deri në tre vjet burgim. Kjo ngjarje tregon se KEDS vazhdon të luftojë vjedhjet e energjisë dhe të ndëshkojë ata që abuzojnë me shërbimet e ofruara”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/