Pronari e dëbon klientin nga moteli i tij në Mitrovicë, ky e thërret në telefon dhe e kërcënon

Një pronar i një moteli në Mitrovicë u bë dje nervoz me një klient të tij pasi që ai nuk po respektonte rendin e motelit.

Lajme

30/04/2022 08:35

Pas kësaj, ai e dëboi klientin, mirëpo i doli punë me të, shkruan lajmi.net.

I dëbuari më pas sipas policisë e kiste thirrur në telefon pronarin nga ku e kishte kërcënuar.

Policia ka thënë se të dyshuarin “nuk e ka takuar” teksa është njoftuar edhe prokurori.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime./Lajmi.net/