Prokuroria në Prizren nis hetimet për vjedhjen e votave mes kandidatëve për deputetë: Manipuluesit do të ndëshkohen pa kompromis

Pas vendimit që KQZ ka marrë për rinumërim të votave të kandidatëve për deputetë, kanë dal shumë parregullësi dhe disa kandidatëve iu është ndryshuar apo rritur numri i votave të marra. Komuna e Prizrenit, është ndër Komunat ku janë hasur më së shumti ndryshime në vota pas rinumërimit. Në lidhje me këtë, Prokuroria Themelore në…

Lajme

18/01/2026 16:26

Pas vendimit që KQZ ka marrë për rinumërim të votave të kandidatëve për deputetë, kanë dal shumë parregullësi dhe disa kandidatëve iu është ndryshuar apo rritur numri i votave të marra.

Komuna e Prizrenit, është ndër Komunat ku janë hasur më së shumti ndryshime në vota pas rinumërimit.

Në lidhje me këtë, Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se kanë monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, me vetiniciativë, ka lëshuar autorizim me shkrim për Policinë e Kosovës që të identifikojnë personat përgjegjës, të sigurojnë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet.

“Manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore janë krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis. Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/ 

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se, si institucion i Prokurorit të Shtetit, ka monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore.

Tani që rinumërimi po i afrohet fundit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit.

Në këtë drejtim, sot, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, me vetiniciative ka lëshuar autorizim me shkrim për Policinë e Kosovës që të identifikojnë personat përgjegjës, të sigurojnë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet.

Manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore janë krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis.

Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.