Privatizimi i turpshëm i LDK-së
Shkruan: Shenoll Muharremi Përndryshe dje ka qenë dëshpëruese ajo listë skandaloze dhe e turpshme e LDK-së. Fundja, nuk ka të bëjë aspak me persona specifikë, por me parime dhe standarde evropiane, me meritokraci dhe mundësi të barabarta. Ne po e luftojmë çdo ditë pushtetin aktual që të mos ketë emërime pa merita e partiake. Çdo…
Opinion
Shkruan: Shenoll Muharremi
Përndryshe dje ka qenë dëshpëruese ajo listë skandaloze dhe e turpshme e LDK-së.
Fundja, nuk ka të bëjë aspak me persona specifikë, por me parime dhe standarde evropiane, me meritokraci dhe mundësi të barabarta.
Ne po e luftojmë çdo ditë pushtetin aktual që të mos ketë emërime pa merita e partiake. Çdo ditë po e kritikojmë Albin Kurtin dhe LVV-në kur ata po i vendosin njerëzit e tyre politikë si UD në pozitat më të larta.
Po e bëjmë këtë për të pasur parime, rregulla, standarde dhe për t’u bërë një vend evropian në qeverisje.
E çka bën menaxhmenti i LDK-së?
Ata, në vend se të jenë shembull i mirë dhe të ofrojnë alternativa pozitive, edhe më zi se LVV-ja e kapin totalisht partinë 2-3 persona dhe vendosin njerëz në krye të listës pa pikë meritokracie.
I ndëshkojnë ata që kanë punuar më së shumti. Vetëm Hykmete Bajrami vetë ka më shumë merita dhe punë sesa krejt LDK-ja e, në raste, krejt opozita bashkë.
Ky është një turp i madh dhe nuk është një shembull i mirë, as mënyra se si duhet të ndryshohet vendi për të mirë. Me këtë stil, tashmë e kemi LVV-në dhe Albin Kurtin.
Dobët, tepër dobët.
Këta, nëse vijnë në pushtet, mund të jenë edhe më të zinj e më të dëmshëm sesa LVV-ja. Këtë e vërtetuam dje nga mënyra se si e kishin krijuar listën. LDK-ja ishte privatizuar me një “spin-off” special; nuk ishte më e anëtarëve dhe e publikut.