Prishtina (F) gati të shkruajë historinë pavarësisht grupit të vështirë

Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për grupet e FIBA EuroCup Women, ku për herë të parë do të marrë pjesë edhe kampionia e Kosovës, KBF Prishtina.

Sport

23/07/2019 23:02

Prishtina do të jetë në një grup shumë të vështirë së bashku me dy skuadrat ruse, Sparta &K Moskow Region Vidnoje, MBA Mosow dhe Beshiktashin e Turqisë.

Dy ekipet e para kualifikohen tutje. Sidoqoftë, kjo do të jetë një përvojë e mirë për vashat e Prishtinës të marrin pjesë në një garë të nivelit të tillë.

Prezent nga Klubi i Prishtinës në short kanë qenë përfaqësuesja e klubit, Vlora Braha dhe trajneri Fidan Shatri.

Kjo është hera e parë që një klub kosovar merr pjesë në gara ndërkombëtare, që pas sezonit 2003/2004 kur Universiteti i Prishtinës ka garuar në Ligën Rajonale Trocal.  /Lajmi.net/