Prindërit refuzojnë që të abortojnë fëmijën e “deformuar”

Refuzojnë të abortojnë fëmijën e “deformuar” dhe shikoni se çfarë ndryshimi ka fëmija pas dy viteve.

Fun

06/06/2020 12:42

Një ndër momentet më të rëndësishme në jetë është vendimi për të pasur një fëmijë, pra për të krijuar familje, transmeton lajmi.net.

Pregatitja për të pasur një fëmijë gjithashtu është një periudhë shumë e rëndësishme. Gjatë shtatzënisë, gratë duhetë të kenë kujdes dhe kontrolla që të informohen për gjendjen e bebes.

Është me të vërtetë një ndjenjë shumë e keqe që të kuptoni që foshnja juaj ka gjendje të keqe shëndetësore. Kjo ndodhi me një çift që ishin gati të kenin një djalë të mrekullueshëm.

https://www.instagram.com/p/BiKUxGtjEft/?utm_source=ig_embed

Gjatë vizitave të rregullkta tek gjinekololgu, pas 6 muajve çifti kuptoi që foshnja e tyre që do të quhej Brody, kishte disa komplikime shëndetësore.

Çifti u pyet nga mjeku se a do të dëshironin të abortonin apo të lindnin foshnjën i cili ishte i “deformuar”.

Në fakt atyre nuk u interesonte se si do të dukej, ata ishin të pregatitur për çdo problem që mund të ketë në të ardhmen.

Ky lloj deformimi mund të shkaktojë probleme me mënyrën e të ushqyerit, buzëqeshjen apo shpesh edhe me frymëmarrjen.

https://www.instagram.com/p/Biw24vRFUvF/?utm_source=ig_embed

E ëma e Brody-it postoi procesin e rritjes së  foshnjës në internet dhe dikush nga personat bëri donacion një shumë parash për foshnjën me të cilat edhe mbuloi një pjesë të shpenzimeve të spitalit për tu operuar dhe rregulluar deformimin që kishte fëmija.

Pas dy vitesh mund të shihni ndryshimin mahnitës të foshnjës. /Lajmi.net/