Prezantuesja egjiptiane dënohet me vdekje për trafik droge
Prezantuesja televizive egjiptiane Sarah Khalifa dhe 11 persona të tjerë janë dënuar me vdekje me varje, pasi u shpallën fajtorë për vepra të lidhura me drogën. Sipas mediave shtetërore, të dënuarit ishin pjesë e një grupi kriminal që importonte lëndë të para për prodhimin e drogës, me qëllim shitjen e saj. Autoritetet u sekuestruan gjithashtu…
Bota
Prezantuesja televizive egjiptiane Sarah Khalifa dhe 11 persona të tjerë janë dënuar me vdekje me varje, pasi u shpallën fajtorë për vepra të lidhura me drogën.
Sipas mediave shtetërore, të dënuarit ishin pjesë e një grupi kriminal që importonte lëndë të para për prodhimin e drogës, me qëllim shitjen e saj.
Autoritetet u sekuestruan gjithashtu armë dhe municione të paligjshme.
Khalifa, 39 vjeçe, njihet për programin televiziv “Mission Impossible”, i cili trajtonte çështje kriminaliteti. Ajo i ka mohuar akuzat, transmeton Klankosova.tv.
Nëntë të pandehur të tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa shtatë janë shpallur të pafajshëm.
Avokati i Khalifas ka bërë të ditur se do ta apelojë dënimin me vdekje.
Gjatë gjyqit, autoritetet thanë se kishin sekuestruar më shumë se 750 kilogramë lëndë narkotike dhe materiale të importuara për prodhimin e tyre.
Vendimi për dënimin me vdekje ishte shpallur fillimisht muajin e kaluar, por u konfirmua vetëm pas marrjes së opinionit fetar nga myftiu i madh i Egjiptit, procedurë e kërkuar me ligj në rastet e dënimeve me vdekje.