Në gjendje të dehur u kërkonte para familjarëve, i dyshuari arrestohet për dhunë psikike në Gjakovë

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se në vazhdimësi u ka shkaktuar dhunë psikike familjarëve të tij, duke u kërkuar para. Rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 07:00. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari “në vazhdimësi ju ka shkaktuar dhunë psikike familjarëve të tij, duke ju kërkuar para”. Policia ka bërë…

Lajme

06/09/2026 09:26

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se në vazhdimësi u ka shkaktuar dhunë psikike familjarëve të tij, duke u kërkuar para.

Rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 07:00. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari “në vazhdimësi ju ka shkaktuar dhunë psikike familjarëve të tij, duke ju kërkuar para”.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur në momentin e arrestimit.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet. /Lajmi.net/