Të dërguarit e Trumpit drejt Kievit pas takimit me Putinin

Dy të dërguar të ShBA-së pritet të zhvillojnë “takime po aq produktive” në Ukrainë, pas bisedimeve që zhvilluan me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë për përfundimin e luftës. Steve Witkoff dhe Jared Kushner pritet të mbërrijnë në Kiev të dielën, pasi të shtunën zhvilluan bisedime me Putinin. Sipas Shtëpisë së Bardhë, gjatë takimit u…

Bota

06/09/2026 08:38

Dy të dërguar të ShBA-së pritet të zhvillojnë “takime po aq produktive” në Ukrainë, pas bisedimeve që zhvilluan me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë për përfundimin e luftës.

Steve Witkoff dhe Jared Kushner pritet të mbërrijnë në Kiev të dielën, pasi të shtunën zhvilluan bisedime me Putinin.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, gjatë takimit u diskutuan “plane konkrete për hapat e ardhshëm” në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Detajet e këtyre planeve ende nuk janë bërë publike, por pritet që një njoftim të bëhet në javët e ardhshme, ndërsa përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje paqeje po intensifikohen, shkruan BBC.

Kjo do të jetë vizita e parë e Witkoff dhe Kushner në kryeqytetin ukrainas në kuadër të përpjekjeve të administratës së presidentit Donald Trump për ndërmjetësimin e një marrëveshjeje që do t’i japë fund konfliktit.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin dhe ai ukrainas Volodymyr Zelensky kanë rënë dakord për një ndalim tre-ditor të sulmeve ndaj kryeqyteteve të njëri-tjetrit.

Armëpushimi i përkohshëm synon të krijojë hapësirë për zhvillimin e mëtejshëm të përpjekjeve diplomatike.