“Kosova po pret”, lokalet në Gjilan stolisen me flamuj të UÇK-së

Kanë mbetur edhe më 10 ditë deri te shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Para 16 shtatorit, do të mbahet një marsh në Prishtinë më 12 shtator në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Për këtë organizim të platformës “Liria ka emër”, po vazhdon mobilizimi i…

Lajme

06/09/2026 10:08

Kanë mbetur edhe më 10 ditë deri te shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para 16 shtatorit, do të mbahet një marsh në Prishtinë më 12 shtator në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Për këtë organizim të platformës “Liria ka emër”, po vazhdon mobilizimi i madh nëpër të gjitha komunat e Kosovës, për të marshuar në Prishtinë.

Qytetarë të shumtë, biznese e kategori të ndryshme të shoqërisë janë organizuar për të shprehur përkrahhe për katërshen e UÇK-së.

Në Gjilan, pothuajse të gjitha lokalet e gastronomisë tashmë kanë vendosur flamujt e UÇK-së.

Iniciatori Arlind Vokshi ka thënë për Klankosova se pjesa dërrmuese e qytetarëve i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për ta vendosur flamurin e UÇK-së dhe kanë shprehur mbështetje për marshin e 12 shtatorit.

Ai ka dërguar edhe fotografi me lokalet dhe vendosjen e flamujve të UÇK-së.

Ndryshe, edhe në komunat e tjera ekziston një numër i madh i qytetarëve që në forma të ndryshme i kanë dhënë mbështetje Marshit për Liri dhe presin q ëish-krerët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm.