Vjedhje në xhami në Ferizaj, hajni hap kasafortën me forcë

Një person i panjohur dyshohet se ka hyrë në një objekt fetar, përkatësisht në një xhami në Ferizaj, dhe ka vjedhur një shumë parash. Rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 11:00. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari “me mjet të fortë ka hapur kasafortën ku ka vjedhur një shumë parash”. Për rastin është…

Lajme

06/09/2026 09:10

Një person i panjohur dyshohet se ka hyrë në një objekt fetar, përkatësisht në një xhami në Ferizaj, dhe ka vjedhur një shumë parash.

Rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 11:00. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari “me mjet të fortë ka hapur kasafortën ku ka vjedhur një shumë parash”.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /Lajmi.net/