Presioni i madh, Valverde e harroi kravatën në stadium

Pavarësisht se fitoi kampionatin, Ernesto Valverde i dha tifozëve të Barcelonës sezonit më të rëndë ndonjëherë.

Sport

26/05/2019 18:26

Barca në fillimin e stinorit pranveror ishte konkurrent për ta fituar tripletën, por përfundoi me vetëm një trofe.

Në humbje zakonisht gishti i fajit i drejtohet trajnerit, në këtë rast Valverdes – i cili e ka pozitën e lëkundur në Camp Nou, përcjell lajmi.net.

Trajneri spanjoll e nisi ndeshjen në kostum dhe kravatë por, me presionin që po rritej pas epërsisë prej dy golave të Valencias, trajnerit spanjoll i duhej më shumë ajër.

Disa orë pas fishkëllimes së gjyqtarit kryesor, kravata e Valverdes shihej në stolin e stadiumit të Sevillas.

Kjo pasi ai e kishte harruar në stadium pas stresit të madh që kishte. Ai mbërriti në Barcelonës pa kravatë. /Lajmi.net/