Presidenti i Napolit kërkoi shtyrjen e Superkupës së Italisë

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis thuhet se ka më herët ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes ndaj Juventusit.

Sport

11/01/2021 23:19

Përballja e ‘zjarrtë’ mes dy skuadrave zhvillohet me 20 janar 2021 dhe fituesi e fiton Superkupën e Italisë, transmeton lajmi.net.

Por, De Laurentiis ka kërkuar shtyrjen e kësaj ndeshje shkaku i ndeshjeve të shumta dhe mungesës së spektatorëve,

Napoli thuhet se propozoi që kjo ndeshje të zhvillohet në fund të sezonit, ngase atëherë thuhet se do lejohen plotësisht tifozët.

Por, kërkesa u refuzua dhe kjo përballja do zhvillohet me 20 janar në “Mapei Stadium”./Lajmi.net/