Presidenti i Espanyolit justifikon veprimin e tifozëve ndaj Barcelonës, thotë se ata s’patën qëllim t’i sulmojnë

Titulli kampion që fitoi Barcelona ndaj Espanyolit, u shoqërua me një skandal pas ndeshjes duke qenë se tifozët hynë në fushë duke sulmuar futbollistët e Barçës. Në lidhje me këtë incident, ka reaguar presidenti i klubit të Espanyolit, Joan Kolet. Numri një i Espanyolit ka justifikuar sjelljen e tifozëve të tij duke thënë se ishte…

Sport

15/05/2023 17:10

Titulli kampion që fitoi Barcelona ndaj Espanyolit, u shoqërua me një skandal pas ndeshjes duke qenë se tifozët hynë në fushë duke sulmuar futbollistët e Barçës.

Në lidhje me këtë incident, ka reaguar presidenti i klubit të Espanyolit, Joan Kolet.

Numri një i Espanyolit ka justifikuar sjelljen e tifozëve të tij duke thënë se ishte Barcelona, ajo që provokoi me rrethin e formuar në mesin e fushës.

Kolet pranoi se palët kishin rënë dakord që të festohej titulli, ndërsa festimet për të ishin të tepërta.

“Mendoj se ishte një provokim për çfarë ka ndodhur më parë, çfarë ramë dakord dhe çfarë ndodhi më pas. Xavi e ka kuptuar se nuk duhej të ndodhte ajo gjë. Kishim një marrëveshje mes palëve për të festuar. Në fund të ndeshjes ata po kërcenin e përqafoheshin ndërsa ne i duartrokitëm por rrethi i formuar në fushë, ishte një provokim që nuk duhej bërë”.

“Nëse do të ishin Puyol, Iniesta e Xavi jam i bindur se nuk do ta bënin pasi janë më të kuptueshëm. Tifozët nuk hynë në fushë për të sulmuar lojtarët, por për t’i larguar në dhomat e zhveshjes”, u shpreh presidenti i Espanyolit për mediat spanjolle.