Presidenti i Bayernit: Lucas do shkojë në gjykatë, pastaj do shohim
Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer ka publikuar një komunikatë lidhur me çështjen Lucas Hernandez.
Sport
Hernandez është ftuar në gjykatën e Madridit për akuzat e dhunës në familje, ku edhe dënua me gjashtë muaj burg, transmeton lajmi.net.
Hainer ka reaguar për këto probleme të francezit, përmes një komunikate zyrtare.
“Ai do shkojë në gjykatë, pastaj do negociojë dhe do shohim çfarë të bëjmë. Është vërtet gjë personale”.
Ndërkohë, Hernandez e apeloi vendimin, por do paraqitet sërish në gjykatën e Madridit./Lajmi.net/