Pothuajse e kryer, Sancho lojtari i Man Utd për 120 milionë euro

Jadon Sancho ka rënë dakord me Manchester United për kushtet e kontratës, ku do të fitojë 340 mijë funte në javë për pesë vite.

Sport

04/08/2020 13:48

Borussia Dortmund dhe Djajtë e Kuq kanë arritur më në fund marrëveshje për çmimin e kërkuar rreth 120 milionë euro, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Anësori anglez do të bëhet lojtari më i paguar i United, ku do përfitojë 17.6 milionë në vit.

E gjithë çka ka mbetur përpara se marrëveshja e Sancho të zyrtarizohet është struktura e transferimit.

Raportet fillestare pretendojnë se United do të paguajë një pjesë të konsiderueshme të çmimit tani dhe të tjerat gjatë dy verave të ardhshme. /Lajmi.net/