Portretet gjenetike

Portreti i Ulric Collette, dizajner dhe fotograf me origjinë nga Quebecu, i ka shfaqur ngjashmëritë gjenetike ndërmjet anëtarëve të ndryshëm të së njëjtës familje. Ai ua ka ndarë fytyrat në mes, duke i kombinuar me njërën pjesë të njërit anëtar dhe me tjetrën të anëtarit tjetër. Në këtë mënyrë ka mundur ta tregojë si është…

Lifestyle

20/11/2013 16:00

Portreti i Ulric Collette, dizajner dhe fotograf me origjinë nga Quebecu, i ka shfaqur ngjashmëritë gjenetike ndërmjet anëtarëve të ndryshëm të së njëjtës familje.

Ai ua ka ndarë fytyrat në mes, duke i kombinuar me njërën pjesë të njërit anëtar dhe me tjetrën të anëtarit tjetër. Në këtë mënyrë ka mundur ta tregojë si është më së miri ngjashmërinë e jashtëzakonshme.

Fotografia e parë e kësaj galerie të Collette është shembulli tipik: Ginette, 62 vjeçe dhe mbesa e saj, Ismaelle, 13, duken si dy pika uji, përkundër diferencës në moshë. Ismaelle është vajza e Ulric, autor i projektit, ndërsa Ginette është nëna e fotografit.

Vëllezër: Christophe, 30 vjeç, e Ulric, 29. E bija/Babai: Ariane, 13 vjeçe, e Andre, 55. Binjakët: Alex e Sandrine, 20 vjeçarë. Dy motra: Anne-Sophie, 19 vjeçe, e Pascale, 16. Nënë/Vajzë: Francine, 56 vjeçe, e Catherine, 23. Babai/ I biri: Denis, 53 vjeç, e William, 28. Motrat: Isabelle, 32 vjeçe, e Amélie, 33. E bija/ Nëna: Jill, 25 vjeçe, e Johanne, 54. E bija/Nëna: Marie-Pier, 18 vjeçe, e N’sira, 49.