Portieri i Llapit i thotë lamtumirë futbollit kosovar

Dalja e Afrim Ademit nga Llapi është ‘frenuar’ nga largimi i Bledar Hajdinit nga ‘katërkëndëshi’ i portës.

Sport

18/01/2020 10:40

Ish-reprezentuesi i Kosovës, i ka thënë ‘lamtumirë’ katërkëndëshit të portës, teksa ka vendosur që jetën ta vazhdojë jashtë vendit, për tu bashkuar kështu me bashkëshorten e tij në shtetin e Finlandës, shkruan Gazetasheshi.

Hajdini ishte konsideruar si një pikë e rëndësishme e Llapit, megjithëse ishte në pritje të procedurave për kompletim dokumentacioni për të marrë rrugë jashtë vendit. Largimi i tij i ka mundësuar Afrim Ademit për të qëndruar edhe më tej në “Zahir Pajaziti”, megjithëse emri i tij fillimisht isht parë në listën e futbollistëve të cilët priteshin të largoheshin.

Megjithatë, Ademi do të ketë sërish punë për të zënë vend në formacionin e tituallarëve, pasi që Llapi ka transferuar ‘gardianin’ italian Giacomo Nava, i cili është prezantuar me pompozitet nga “Legjendat”.

Ndoshta për tu theksuar është përshëndetja e njërit prej portierëve më të mirë viteve të fundit në Kosovë. Bledar Hajdini, i cili dikur ishte zgjedhja e tretë e Albert Bunjakit për në stolin e Përfaqësueses së Kosovës është larguar më shpejtë se që pritej nga vendi.

Ai tashmë ka nisur një jetë të re në shtetin finlandez së bashku me bashkëshorten e tij, ndoshta edhe mund të pritet aktivizimi tij në ndonjërën prej skuadrave në skandinavi.

Hajdini është 24 vjeçar, teksa gjatë karrierës së tij është paraqitur për skuadrat Hysi, Llapi, Ballkani dhe Trepça ’89. Madje, me këtë skuadër edhe fitoi titullin kampion.