Porosia interesante e qytetarit: Ndalni televizorët gjatë fushatës se mund të sëmureni
Një qytetar i Kosovës është shprehur sot mjaft ashpër në një lidhje të drejtpërdrejt televizive.
Lajme
Ai ka dhënë disa porosi në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova, ku mysafirë janë përfaqësues të të gjitha partive kryesore politike që garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit.
Ky qytetar ka thënë se politikanët e Kosovës janë jashtëzakonisht të dëmshëm dhe se ata po luajnë me popullin e Kosovës sikurse luajnë me “gratë e tyre”.
Ai ka sugjeruar qytetarët e vendit që t’i fikin televizorët, sepse mund të sëmuren keq.
“U propozoj qytetarëve që gjatë fushatës ta ndalin televizorin sepse mund të fitojnë sëmundje të ndryshme”, është shprehur ai.
“17 vjet në liri të prodhohet një klasë e tillë politike e cila e ka degraduar dhe mashtruar popullin e vet është tmerr. Mendoj se në çdo sferë politike në Kosoë, klasa politike ka punuar kundër interesave të popullit të vet”, ka thënë qytetari.
“Fushata elektorale përshkruhet me vrazhdësi, konfrontizëm dhe me gënjeshtra. Këta liderë po luajnë me popullin e vet sikurse luajnë me gratë e tyre”, ka thënë ai drejtpërdrejt në TV.