Policia për vrasjen në Klinë: Kreu krimin, i grabiti veturën qytetarit, u largua në drejtim të Gurrakocit
Policia e Kosovës me një komunikatë për media ka dhënë detaje për vrasjen që ndodhi sot në Klinë. Viktima është Anton Prela, ndërsa i dyshuari është Tush Frroku, i cili fill pas aktit është larguar në drejtim të pa njohur, shkruan lajmi.net. Policia thanë se me të marr informacionin kanë dalë në vendin e ngjarjes…
Lajme
Policia e Kosovës me një komunikatë për media ka dhënë detaje për vrasjen që ndodhi sot në Klinë.
Viktima është Anton Prela, ndërsa i dyshuari është Tush Frroku, i cili fill pas aktit është larguar në drejtim të pa njohur, shkruan lajmi.net.
Policia thanë se me të marr informacionin kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa në Spitalin e Pejës viktima ka arritë pa shenja jete.
Po ashtu i dyshuari sipas policisë duke e kërcënuar me armë, ia ka grabitur veturën një personi dhe është larguar në drejtim të fshatit Gurrakoc.
Në fshatin Kosh të Istogut është gjetur vetura të cilën e ka përdorë i dyshuari.
Njoftimi i plotë nga policia:
Humb jetёn njё person nga tё shtёnat me armё
Më datë 07 gusht 2023, rreth orës 16:50, Policia është informuar se nё rrugën “ Leonard Palucaj”- Klinё, ka ndodhur njё gjuajtje me armё zjarri.
Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar se njё person ёshtё plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti ёshtё dёrguar ne QKMF-Klinё, dhe mё pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, aty nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs.
I dyshuari ёshtё arratisur nё drejtim tё panjohur dhe gjatё arratisjes i dyshuari nёn kёrrcёnimin e armёs nga njё qytetar ka grabitur veturen dhe ёshtё larguar nё drejtim tё Gurrakocit.
Njёsitet relevante janё vёnё nё ndjekje tё pësonit tё dyshuar dhe me tё arritur nё fshatin Kosh-Istog, ёshtё gjetur vetura e braktisur ndёrsa personi i dyshuar ёshtё ende nё kёrkim policor.
Me vendim tё prokurorit tё shtetit trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet ne institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr obduksion./Lajmi.net