Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy të dyshuarave për vjedhje
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarave për veprën penale “vjedhja”. Policia përmes një postimi në Facebook, ka publikuar fotografitë e tyre, shkruan lajmi.net. “Sektori i hetimeve të Kryeqytetit me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në…
Lajme
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarave për veprën penale “vjedhja”.
Policia përmes një postimi në Facebook, ka publikuar fotografitë e tyre, shkruan lajmi.net.
“Sektori i hetimeve të Kryeqytetit me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192″, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: