Policia jep detaje për vajzën e mitur që u mbytë mbrëmë në lumin e fshatit Blaq

Lumi i fshatit Blaq të Dragsahit ka qenë fatkob për një familje vendase.

Lajme

05/05/2021 10:52

Një vajzë e moshës katër vjeçare kishte dalë e vetme mbrëmë nga shtëpia. Më pas, kishte renë në lumë dhe nuk kishte arritur të dilte e gjallë.

Ky rast u konfirmua nga Policia e Kosovës, e cila konstatoi se vdekja ishte aksidentale.

“Është raportuar se një fëmijë/ femër kosovare ka a rënë në lumin e fshatit dhe është gjetur pa shenja jete. Në vendi e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, trupi i pa jetë u është liruar familjarëve nga kompetentët për procedura mortore”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës. /Lajmi.net/