Policia ia gjen mbi 50 mijë euro ta padeklaruara katër shtetasve serbë në Merdare
Policia e Kosovës raportohet që dje të ketë kontrolluar katër udhëtarë, shtetas të Serbisë në pikën kufitare në Merdare. Të njëjtëve iu gjetën 51 mijë euro e 170 banknota të padeklaruara. Secili prej tyre kishin më shumë se 10 mijë euro. “Me datën 15.04.2025, rreth orës 15:30, në pikëkalimin kufitar në Merdare, në dalje të…

Lajme
Policia e Kosovës raportohet që dje të ketë kontrolluar katër udhëtarë, shtetas të Serbisë në pikën kufitare në Merdare.
Të njëjtëve iu gjetën 51 mijë euro e 170 banknota të padeklaruara.
Secili prej tyre kishin më shumë se 10 mijë euro.
“Me datën 15.04.2025, rreth orës 15:30, në pikëkalimin kufitar në Merdare, në dalje të Republikës së Kosovës, gjatë kontrollimit të hollësishëm të katër udhëtarëve, këmbësorë shtetas të Serbisë, në çantat e tyre të dorës iu janë gjetur në total 51.170 (pesëdhjetë e një mijë e njëqind e shtatëdhjetë) banknota euro të padeklaruara, ku secili nga udhëtarët kishin më shumë se 10,000 euro veç e veç. Lidhur me këtë rast veprimet e mëtejme janë ndërmarrë nga zyrtarët doganorë, me ç’rast është shqiptuar kundërvajtja doganore.”/Lajmi.net/