Thellohet skandali: Arlinda Zekaj e denoncoi kërcënimin e kunatit tri ditë para vrasjes, Albert Syla u intervistua vetëm si dëshmitar

Tri ditë para se të vritej në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës, Arlinda Zekaj e kishte njoftuar Policinë se ish-kunati i saj, Albert Sylaj, e kishte kërcënuar me fjalët: “Largomu, largomu se të mys”. Megjithatë, sipas dokumenteve policore, Sylaj ishte intervistuar vetëm në cilësinë e dëshmitarit, ndonëse Zekaj e kishte identifikuar drejtpërdrejt si…

Lajme

28/10/2026 23:04

Tri ditë para se të vritej në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës, Arlinda Zekaj e kishte njoftuar Policinë se ish-kunati i saj, Albert Sylaj, e kishte kërcënuar me fjalët: “Largomu, largomu se të mys”.

Megjithatë, sipas dokumenteve policore, Sylaj ishte intervistuar vetëm në cilësinë e dëshmitarit, ndonëse Zekaj e kishte identifikuar drejtpërdrejt si personin që e kishte kërcënuar.

Më 25 tetor 2026, Arlinda Zekaj u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj. Albert Sylaj, për të cilin ajo kishte deklaruar.

Dokumentet policore, pjesë të së cilave i ka publikuar portali “Kallxo” tregojnë se kërcënimi ishte regjistruar në procesverbal dhe se për rastin ishte njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Pejë. Megjithatë, shkresat e rastit ishin lënë si shënim zyrtar, në pritje të pamjeve të kamerave të sigurisë dhe udhëzimeve të mëtejshme.