Policia e Kosovës është gati të zbatojë reciprocitetin me Serbinë për dokumente të udhëtimit

Policia e Kosovës është shprehur e gatshme për pajisje të qytetarëve me dokumentin për hyrje/dalje në Kosovë sipas vendimit të qeverisë së Kosovës për kalimin kufitar me dokment të identifikimit personal. Kështu është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për media të policisë së Kosovës,në të cilën gjithashtu thuhet se çdo person që paraqitet për…

Lajme

24/07/2022 16:57

Policia e Kosovës është shprehur e gatshme për pajisje të qytetarëve me dokumentin për hyrje/dalje në Kosovë sipas vendimit të qeverisë së Kosovës për kalimin kufitar me dokment të identifikimit personal.

Kështu është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për media të policisë së Kosovës,në të cilën gjithashtu thuhet se çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, do të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një dokument hyrje/dalje që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Dokumenti hyrje/dalje do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore, shkruan lajmi.net.

Por si do të bëhet pajisja me këtë dokument?

· Çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës nga data 1 gusht 2022 me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje.

· Dokumenti për Hyrje/Dalje do të zëvendësojë dokumentin e identifikimit personal gjatë hyrjes dhe qarkullimit në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe për shfrytëzim në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Qeveria – Vlada – Government Ministria e Punëve të Brendshme Ministarstvo Unutrašnjih Poslova / Ministry of Internal Affairs Policia e Kosovës/Policija Kosova/Kosovo Police Drejtoria e Përgjithshme e Policisë/ Generalna Policijska Direkcija/General Police Directorate

· Dokumenti për Hyrje/Dalje do të lëshohet në të gjitha pikat e kalimit kufitar tokësor dhe ajror.

· Dokumenti për Hyrje/Dalje ka afat vlefshmërie nëntëdhjetë (90) ditë.

· Me dokument për Hyrje/Dalje pajisen edhe personat e moshës nën 16 vjet, të cilët nuk posedojnë dokument identifikimi, me kusht që të kenë me vete certifikatën e lindjes me fotografi.

Ky është njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për pajisje të qytetarëve me dokumentin për hyrje/dalje

Prishtinë, 24 korrik 2022

Policia e Kosovës, bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës i cili ka të bëjë me kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme policore në zbatim të këtij vendimi.

Ashtu siç parashihet me vendim, nga 01 gusht 2022 çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, do të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një dokument hyrje/dalje që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Dokumenti hyrje/dalje do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore.

Me qëllim të zbatimit të vendimit, mundësimit të pajisjes më të shpejtë me dokument hyrje/dalje për qytetarët që kanë nevojë, shmangies së pritjeve dhe mundësimit të qarkullimit më të lehtë kufitar, Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme policore, si në aspektin e burimeve njerëzore, po ashtu edhe në ato teknike e logjistike.

Policia e Kosovës sipas detyrës do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente në interes të zbatimit të vendimit dhe të të gjithë qytetarëve pa dallime.

Me qëllim që qytetarët të kenë njohuri të mjaftueshme për pajisje me dokumentin për hyrje/dalje, në vijim (në dy gjuhë) ju paraqesim informacionet zyrtare.

PAJISJA ME DOKUMENTIN PËR HYRJE-DALJE

· Çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës nga data 1 gusht 2022 me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje.

· Dokumenti për Hyrje/Dalje do të zëvendësojë dokumentin e identifikimit personal gjatë hyrjes dhe qarkullimit në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe për shfrytëzim në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Qeveria – Vlada – Government Ministria e Punëve të Brendshme Ministarstvo Unutrašnjih Poslova / Ministry of Internal Affairs Policia e Kosovës/Policija Kosova/Kosovo Police Drejtoria e Përgjithshme e Policisë/ Generalna Policijska Direkcija/General Police Directorate

· Dokumenti për Hyrje/Dalje do të lëshohet në të gjitha pikat e kalimit kufitar tokësor dhe ajror.

· Dokumenti për Hyrje/Dalje ka afat vlefshmërie nëntëdhjetë (90) ditë.

· Me dokument për Hyrje/Dalje pajisen edhe personat e moshës nën 16 vjet, të cilët nuk posedojnë dokument identifikimi, me kusht që të kenë me vete certifikatën e lindjes me fotografi. /Lajmi.net/