Policia bastis shtëpinë e prizrenasit, e konfiskon një pistoletë

Policia ka njoftuar se kanë konfiskuar një pistoletë të tipit “Zastava”, 6.35mm në Prizren. Arma e personit i’u konfiskua pasi që shtëpia e tij i është bastisur nga Njësiti i Narkotikëve, për dyshimin e trafikimit të narkotikëve. Njoftimi i plotë: Në Prizren sekuestrohen 1 (një) pistoletë Prizren, 02 Maj 2024 Me datën 02.05.2024 rreth orës…

Lajme

02/05/2024 16:28

Policia ka njoftuar se kanë konfiskuar një pistoletë të tipit “Zastava”, 6.35mm në Prizren.

Arma e personit i’u konfiskua pasi që shtëpia e tij i është bastisur nga Njësiti i Narkotikëve, për dyshimin e trafikimit të narkotikëve.

Njoftimi i plotë:

Në Prizren sekuestrohen 1 (një) pistoletë

Prizren, 02 Maj 2024

Me datën 02.05.2024 rreth orës 07:40 Njësiti i Narkotikeve ka realizuar një urdhër kontroll në shtëpinë e një të dyshuarit në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, gjatë kontrollit nga policia është gjetur një arme zjarri-pistolete e tipit ”Zastava” kalibër 6.35 mm dhe një karikator.

I dyshuari pas përfundimit te procedurave me njësitin e antidrogës, në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar i cili e ka pranuar se arma e zjarrit është e atij’

Arma ishte në posedim pa leje adekuate nga organi kompetent, andaj me urdhër të prokurorit përgjegjës arma dhe municioni i gjetur janë sekuestruar.

Në këtë rast nga Stacioni Policor Prizren janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.

Rasti procedohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari lirohet. /Lajmi.net/