Policët ia gjejnë unazën e fejesës që i kishte humbur në ujë

Nicolla Hazell, ia kishte dhënë unazën një shoqeje për ta mbajtur në çantë që të mos i humbte por kur e kishte kërkuar nuk e kishte gjetur.

Fun

25/07/2016 18:29

 

Një grua është gëzuar pa masë pasi që ekipi i zhytësve policor ia ka gjetur unazën e fejesës e cila i kishte rënë në ujërat e Bristol të Anglisë gjatë një lundrimi me anije dy javë më parë.

Nicolla Hazell, ia kishte dhënë unazën një shoqeje për ta mbajtur në çantë që të mos i humbte por kur e kishte kërkuar nuk e kishte gjetur.

E dëshpëruar ajo kishte kontaktuar policinë, të cilët ishin pajtuar që t’i ndihmonin për ta gjetur unazën e fejesës.

Zhytësit e gjetën atë në thellësi prej 25 metrash, në vendin ku Hazell kishte supozuar se e kishte humbur.

pokc1 pokc2