Pogba ka një premtim për tifozët e Juventus

Mesfushori francez, Paul Pogba ka një premtim për tifozët e skuadrës së Juventus. Pogba u rikthye te Juve gjatë merkatos së verës, por nuk po jep dot kontributin e tij në klub, si pasojë e një lëndimi të pësuar. Lojtari megjithatë ka premtuar për tifozët se do të punojë shumë për t’u kthyer në fushë…

Sport

29/09/2022 13:54

Mesfushori francez, Paul Pogba ka një premtim për tifozët e skuadrës së Juventus.

Pogba u rikthye te Juve gjatë merkatos së verës, por nuk po jep dot kontributin e tij në klub, si pasojë e një lëndimi të pësuar.

Lojtari megjithatë ka premtuar për tifozët se do të punojë shumë për t’u kthyer në fushë sa më parë të jetë e mundur.

“Mund të premtoj se do të punoj shumë për t’u kthyer në fushë sa më parë të jetë e mundur për të ndihmuar skuadrën të marrim fitoret që i meritojmë”, ka thënë Pogba, përcjell lajmi.net.

“Më pëlqen të përballem me sfida me një buzëqeshje, në jetë dhe në futboll. Dashuria për këtë sport më motivon të jap më të mirën çdo ditë. Jam i mësuar me thashethemet, filluan herët në karrierën time”, shtoi francezi.

Pogba duhej t’i nënshtrohej një operimi gjatë muajit shtator. Lojtari pritet të jetë gati për Juven tek në muajin janar. /Lajmi.net/