Podolski do të largohet nga Arsenali
Lukas Podolski ka bërë të ditur se planifikon të largohet nga Arsenali duke pranuar se ëndërron të rikthehet në Koln.
Sport
Sulmuesi Lukas Podolski ka pranuar se do të largohet nga Arsenali derisa ëndërron rikthimin te ish skuadra e tij, Koln.
Reprezentuesi gjerman iu bashkua gjigantit londinez nga klubi i fëmijërisë për 11 milionë funte më 2012, por nuk është duke luajtur me vazhdimësi në Emirates.
Qarkullojnë njoftime se Podolski do të largohet nga Arsenali në janar. Dhe, 29-vjeçari ka pranuar se Koln është destinacioni i tij i preferuar.
“Mund ta paramendoj veten në Koln në vitet e ardhshme sepse jam i lidhur me klubin”, deklaroi Podolski për “Sky Sports” në Gjermani.
“Gjithmonë e kam thënë se dua ta dëgjoj sërish himnin dhe të ngjitem shkallëve me numrin 10 në fanellë. Kjo është ëndrra ime dhe shpresoj ta realizoj”, u shpreh ai.