Plagoset sportisti i njohur amerikan, u qëllua me plumba prapa shpinës

Legjenda e Boston Red Sox (bejsboll), David Ortiz, është plagosur sot, pasi është qëlluar me armë zjarri.

Sport

10/06/2019 08:45

Ortiz ishte qëlluar prapa shpinës, në Republikën Dominikane, gjatë së dielës (sot), raporton ‘BBC’, transmeton lajmi.net.

Tri herë kampioni, i cili është 43 vjeçar, po rikuperohet pas një operimi, thuhet në deklaratën nga Red Sox.

Sipas raportit të Policisë Dominikane, incidenti ka ndodhur në një diskotekë të Santo Dominigo, vendi ku kishte lindur sportisti.

Ortiz kishte përfunduar karrierën në vitin 2016, duke u përfshirë edhe në skuadrën All – Star, që ishte e 10-ta në karrierën e tij.

Ai kishte ndihmuar Bostonin që të fitonte titullin e parë pas 86 viteve (2004). Lajmi për plagosjen e tij trishton të gjithë adhuruesit e sportit. /Lajmi.net/