Plagoset në një lokal aksidentalisht një person në Xërxë të Rahovecit

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka plagosur me armë zjarri aksidentalisht një tjetër. Personi i plagosur siç njofton Policia e Kosovës ka pranuar tretman mjekësor, shkruan Lajmi.net. Ndërkaq personi tjetër i cili kishte gjuajtur me armë zjarri njoftohet se është dërguar në burg pas vendimit të prokurorit të rastit. E gjithë ngjarja…

Lajme

05/05/2024 10:27

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka plagosur me armë zjarri aksidentalisht një tjetër.

Personi i plagosur siç njofton Policia e Kosovës ka pranuar tretman mjekësor, shkruan Lajmi.net.

Ndërkaq personi tjetër i cili kishte gjuajtur me armë zjarri njoftohet se është dërguar në burg pas vendimit të prokurorit të rastit.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në një lokal nw Xërxë të Rahovecit në mesditën e djeshme të katër majit.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Xërxë, Rahovec / 04.05.2024 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti derisa ka qenë në një lokal, aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”/Lajmi.net/